Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Hetime për agjencinë CIA


Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, e ka caktuar një prokuror për të shvilluar hetime lidhur me akuzat se hetuesit e agjencisë CIA i kanë keqtrajtuar të dyshuarit për terrorizëm.

Njëherësh, zyrtarët kanë njoftuar se presidenti Barak Obama, e ka formuar një ekip të ri të hetuesve elitë, për marrjen në pyetje të të dyshuarve nën mbikëqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.

Ky zhvillim shihet si përpjekje e fundit nga ana e administratës për shfajësim nga trashëgimia e masave anti terror, që janë përdorë gjatë presidencës së Xhorxh Bushit, të cilat tashmë janë shpallur jashtëligjore.
XS
SM
MD
LG