Ndërlidhjet

Rusi, Mongoli: Bashkarisht shfrytëzohet uraniumi


Mongolia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët për shfrytëzimin e rezervave të uraniumit në Mongoli, që ishte shtet satelit i ish Bashkimit Sovjetik.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në kryqytetin Ulan Bator, në praninë e presidentit rus, Dmitri Medvedev dhe atij mongol, Çakhiagin Elbegdorj.

Zyrtarët kanë refuzuar të paraqesin të dhëna të sakta për këtë marrëveshje, por kanë thënë se Rusia do të investoj “qindra miliona” dollarë.
XS
SM
MD
LG