Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Al-Kaida mori përgjegjësinë për sulme


Një grup i al-Kaidës në Irak e ka marrë përgjegjësinë për sulmet me kamiona – bomba, javën e kaluar në Bagdad, nga të cilat u vranë afro 100 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Në njoftimin e publikuar në një faqe islamike në internet, grupi i njohur me emrin Shteti Islamik i Irakut, tha se sulmi kishte për qëllim “shkatërrimin e fortesave të pafesë”.

Kjo kumtesë nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG