Ndërlidhjet

Londër: U takuan Braun dhe Netanjahu


Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se ka “besim në rritje” për progresin në procesin paqesor në Lindjen e Mesme.

Këto komente ai i bëri në konferencën e përbashkët për gazetarë, pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, në Londër.

Zoti Braun tha se ka kërkuar nga Netanjahu, që ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Jerusalemin lindor arab.

Ai theksoi se, pas bisedimeve të sotme, është “më optimist se përpara”.
XS
SM
MD
LG