Ndërlidhjet

Lituani: Hetime për burgje të CIA-s


Parlamenti i Lituanisë do të nisë një hetim mbi pretendimet se në shtetet baltike ka pasur burgje sekrete të CIA-s ku mbaheshin të dyshuarit për terrorizëm, pjesëtarë të Al Kaidës.

Presidenti Dalia Gribauskaite ka thënë se hetimi do të kryhet nga një komision i veçantë parlamentar.

Javën e kaluar televizioni amerikan ABC tha se në një objekt sekret afër Vilniusit janë mbajtur të mbyllur më shumë se tetë persona, para se të mbyllej katër vjet më parë.

Lituania është vendi i tretë evropian, që përballet me akuzat për burgje të CIA-s, pas Polonisë dhe Rumanisë.

Që të tri këto shtete kanë mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG