Ndërlidhjet

logo-print

Garë e ngushtë mes dy rivalëve afganë


Presidenti Hamid Karzai dhe rivali i tij kryesor, ish ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, kanë marrë vota pothuaj të barabarta në zgjedhjet e javës se kaluar.

Shifrat vijnë nga numërimi i 10 për qind të votave nga 27 mijë qendra votimi në gjithë vendin.

Gjashtë kandidatët tjerë, kanë akuzuar se manipulimet në ditën e zgjedhjeve kanë qenë në favor të Karzait.

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve njoftoi se Karzai prin me 40.6 për qind, i pasuar nga Abdullah me 38.7 për qind.

Që të dy kanë shpallur fitoren javën e kaluar, por nuk ka pasur shifra zyrtare për të mbështetur këto pretendime.
XS
SM
MD
LG