Ndërlidhjet

logo-print

Obama riemëroi Bernanken


Presidenti amerikan Barak Obama ka ndërprerë pushimet për të shpallë personalisht nominimin e Ben Bernankes për një mandat të dytë në krye të Bankës Qendrore Amerikane.

“Njeriu pranë meje, i ka udhëhequr Rezervat Federale në njërën nga krizat më të këqija financiare, që ky komb, dhe bota është ballafaquar ndonjëherë. Si një ekspert i shkaqeve të Depresionit të Madh, jam i sigurt se Ben, as që do të imagjinonte se do ishte pjesë e një ekipi përgjegjës për ta penguar një tjetër".

"Por, për shkak të përvojës së tij, karakterit, kurajos dhe kreativitetit të tij- ai ka ndihmuar që të pengohet. Kjo është arsyeja pse e rinominoj atë për një mandat të dytë si shef të Rezervave Federale”, tha Obama.

Ndërsa vetë Bernanke, i cili në vitin 2006 qe nominuar në këtë post nga presidenti Bush, ka falenderuar Obaman për besimin, por edhe për siç ka thënë mbështetjen e madhe për një pavarësi të fuqishme të Rezervave Federale.

“Rezervat Federale, si politkbërësit tjerë ekonomikë, janë sfiduar me ngjarje te paparashikueshme në këto vitet e fundit. Ne kemi një synim konstant: të rivendosim një ambient stabil financuar dhe ekonomik, në të cilin sërish do të lulëzojnë mundësitë dhe në të cilin puna e madhe e amerikanëve dhe kreativiteti do të marrin shpërblimin e duhur”, tha Bernanke.

Emërimi i tij duhet të konfirmohet edhe nga Senati.
XS
SM
MD
LG