Ndërlidhjet

Kandahar: Rritet në 43 numri i të vdekurve


Shifra e të vdekurve pas shpërthimeve të së martës në Kandahar të Afganistanit, është rritur në 43.

Autoritetet thonë se 65 të tjerë janë plagosur, kur një kamion bombë shpërtheu në qendër të qytetit.

Bomba, për të cilën zyrtarët fajësojnë kryengritësit e ndërlidhur me talibanët, ishte vendosur afër një kompanie japoneze të ndërtimit dhe zyrave të qeverisë.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme masive.
XS
SM
MD
LG