Ndërlidhjet

Venezuela ndërpret marrëdhëniet me Kolumbinë


Presidenti Hugo Çavez , ka thënë se Venezuela po përgatitet që t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë .

Ai tha se nuk ekziston mundësia e përmisimit të marrëdhënieve me qeverinë kolumbiane.

Mosmarrëveshjet ndërmjet Venezuelës dhe Kolumbisë kanë vazhduar me javë pasi Bogota dhe Uashingtoni, kanë vazhduar negociatat, që i lejon Shteteve të Bashkuara të rritë praninë e saj ushtarake në bazat kolumbiane.

Zyrtarë amerikan dhe ata kolumbian ka thënë se marrëveshja është e domosdoshme, pasi do t’u ndihmoj forcave të sigurisë në Kolumbi që t’i luftojnë kryengritësit dhe trafikantët e drogës.
XS
SM
MD
LG