Ndërlidhjet

EULEX-i dënon dhunën në Kroin e Vitakut


Misioni evropian për sundimin e ligjit (EULEX), ka dënuar veprimet e djeshme të dhunshme në Kroin e Vitakut.

“Një granatë dore shpërtheu në vendin e ngjarjes. Pati të shtëna në ajër dhe u hodhën një numër gurësh. Disa njerëz u lënduan. Policia u detyrua të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kaluan përmes linjave të Policisë së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të EULEX-it.

Në komunikatë thuhet se EULEX-i po vepronte në mbështetje të policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me KFOR-in për të ruajtur rregullin publik dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.

“Ne kërkojmë vetëpërmbajtje nga të dyja komunitetet. Varet nga palët që ta zgjidhin këtë çështje përmes negociimit dhe dialogut. EULEX-i qëndron gati për të reaguar ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj ligjit dhe rregullit”, thuhet në komunikatë.

Në incidentin e djeshëm, në të cilin një grup serbësh ka hedhur gurë mbi punëtorët, që ndërtonin shtëpitë e shqiptarëve, janë lënduar pesë shqiptarë dhe dy serbë.
XS
SM
MD
LG