Ndërlidhjet

Obama : Kenedi ishte senator i madh


Me vdekjen e Eduard Kenedit Shtetet e Bashkuara kanë humbur “senatorin më të madh të kohës sonë”, tha presidenti amerikan Barak Obama.

Ai e quajti senatorin Kenedi “udhëheqës të madh” dhe i shprehu mirënjohje punës së tij për avancimin e të drejtave civile, shëndetësisë dhe mirëqenies së të gjithë amerikanëve.

“U përmbyll një kapitull i rëndësishëm në historinë tonë. Vendi ynë ka humbur liderin e madh, i cili pas vdekjes së vëllezërve të tij vazhdoi ta mbajë pishtarin dhe u bë senatori më i madh i kohës sonë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Obama me rastin e vdekjes së senatorit Kenedi.
XS
SM
MD
LG