Ndërlidhjet

Netanjahu dhe MIçell kërkojnë kompromis


Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu bisedoi në Londër me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell, i cili përpiqet t’i ringjallë negociatat paqësore izraelito-palestineze.

Nuk ka pasur komente për temën e bisedimeve të Netanjahut me Miçell, i cili po i bën presion Izraelit që t’i ndalë të gjitha ndërtimet në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Izraeli deri tash u ka rezistuar kërkesave të Shteteve të Bashkuara, por para takimit në Londër, Netanjahu tha se ai dëshiron të gjendet një kompromis.
Kryeministri izraelit, i cili ndodhet në një turne katër ditor në Evropë, të enjten në Gjermani do të takohet me kancelaren Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG