Ndërlidhjet

Osetia e Jugut, Abhazia shënojnë pavarësinë


Rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abhazia sot e shënuan njëvjetorin e njohjes së tyre nga Rusia si shtete të pavarura.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se vendimi për njohjen e dy rajoneve pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë ishte legjitim.

“Nuk mund të kishte vendin ndryshe në ato rrethana, kur popujt e Osetisë së Jugut dhe Abhazisë kishin nevojë për ndihmë. Nuk më vjen keq për vendimin dhe e konsideroj legjitim nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, si dhe absolutisht të nevojshëm. Për vendin tonë, vendimi është i pakthyeshëm”, tha Medvedev.

Deri tash vetëm Nikaragua e ka ndjekur shembullin e Moskës dhe i ka njohur dy rajonet separatiste gjeorgjiane si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG