Ndërlidhjet

Kongo: Bie aeroplani, shtatë të vdekur


Autoritete në Kongo thanë se shtatë njerëz, përfshirë pesë rusë anëtarë të ekuipazhit, e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani transportues afër kryeqytetit Brazavil.

Ministri i transportit Emil Luoso tha se aeroplani, i cili i përkiste kompanisë Aeroflot, u rrëzua 20 km në jug të qytetit teksa po i afrohej aeroportit kryesor të Kongos.

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.

XS
SM
MD
LG