Ndërlidhjet

logo-print

Bie çmimi i naftës


Çmimi i naftës ka vazhduar të bie në tregun aziatik duke pasuar të dhënat që tregojnë një rritje të furnizimit me naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raportet tregojnë se nafta është shitur në Singapur për 71.20 dollarë për fuçi, që është 60 centë më lirë sesa çmimi i së mërkurës në tregun e Nju Jorkut.

Departamenti amerikan i Energjetikës raportoi se rezervat e naftës amerikane janë rritur për 200 mijë fuçi në fund të gushtit, një shenjë kjo, që sipas analistëve, tregon se kërkesa për naftë gjatë recesionit, në ekonominë më të madhe botërore mbetet e ulët.
XS
SM
MD
LG