Ndërlidhjet

Khamenei: Protestat pa ndërhyrje të të huajve


Lideri suprem i Iranit ka thënë se ai nuk ka parë ndonjë provë se liderët e protestave të opozitës që shpërthyen në qershor, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, po punonin për fuqitë e huaja.

Komentet e liderit suprem Ajatollah Ali Khamenei, në një deklaratë të cituar nga televizioni shtëtëror, bien në kundërshtim me akuzat e mëhershme të iranianëve të vijës më të ashpër, se protestat mbështeteshin nga fuqitë e huaja, veçanërisht nga SHBA dhe Britania, në përpjekje për të përmbysur pushtetin klerik të Iranit.

SHBA dhe Britania patën hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG