Ndërlidhjet

logo-print

Natanjahu takon Merkelin


Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu takon sot kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, që është edhe ndalesa e tij i fundit në vizitën katërditëshe bërë Evropës.

Bisedimet priten të fokusohen në përpjekjet ndërkombëtare për të ringjallë bisedimet paqësore izraelito-palestineze.

Berlini i mbështet kërkesat amerikane, që Izraeli të ndërpresë ndërtimet e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor para fillimit të bisedimeve.

Natanjahu dhe i dërguari amerikan Xhorxh Miçell, thanë pas takimit të tyre të djeshëm në Londër, se janë pajtuar për “rëndësinë e rifillimit të negociatave” mes izraelitëve dhe palestinezëve, por nuk ka pasur ndonjë shenjë përparimi në lidhje me çështjen e vendbanimeve.

Në bisedimet me Merkelin, Natanjahu po ashtu pritet që të bëjë presion për sanksione më të ashpra kundër Iranit në lidhje me programin e tij kundërthënës bërthamor, të cilin Izraeli e sheh si kërcënim për ekzistencën e tij.
XS
SM
MD
LG