Ndërlidhjet

Iran: Ceremoni mortore per liderin shiit irakian


Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në Teheran për t’i dhënë lamtumirën liderit mysliman shiit të Irakut, i cili vdiq të mërkurën në kryeqytetin iranian.

Abdul Azizal- Hakim, që jetoi rreth 20 vjet në ekzil në Iran, ishte një nga liderët opozitarë, që kundërshtoi regjimin e Sadam Hyseinit. Ai u kthye në Irak, pas invazionit të 2003-tës, të udhëhequr nga SHBA-të.

Ai kryesoi partinë më madhe politike shiite, Këshillin Suprem Islamik të Irakut.

Hakim vdiq ndërsa po trajtohej nga kanceri në mushkëri.

Trupi i tij do të transferohet për t’u varrosur në Naxhaf të Irakut.

Ceremonia e mbajtur në ambasadën irakiane në Teheran ka mbledhur shumë zyrtarë iranianë, përfshirë ministrin e jashtëm Manusher Motakin, si dhe qindra emigrantë irakianë.
XS
SM
MD
LG