Ndërlidhjet

logo-print

Rindërtimi i shtëpive në Kroin e Vitakut dhe vullneti i vetë banorëve për t’u kthyer në këtë lagje përkrahet edhe nga përfaqësues të Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Zëdhënësi Rasell Giki thotë se UNMIK-u përkrah qytetarët, por, sipas tij, qëndrim i këtij misioni është që ndërtimi të bëhet në bazë të rregullave dhe në një ambient të sigurt.
Rindërtimi, e këtu bëhet fjalë për rindërtimin në përgjithësi, duhet të bëhet në pajtim me rregullat dhe në një ambient të sigurt.

“Ajo çfarë UNMIK-u ka thënë gjithë kohën, është se ne e mbështesim të drejtën e njerëzve për t’u kthyer dhe për të rindërtuar shtëpitë e tyre. Megjithatë, rindërtimi, e këtu bëhet fjalë për rindërtimin në përgjithësi, duhet të bëhet në pajtim me rregullat dhe në një ambient të sigurt. Këto rregulla vlejnë për të gjithë, për të gjitha palët”, thotë Giki.

Derisa në disa pjesë të lagjes Kroi i Vitakut nuk lejohet që shqiptarët të rindërtojnë, situata atje vazhdon të jetë e tensionuar, pohojnë autoritetet komunale. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe zyrtarët e UNMIK-ut.

Aktualisht e kuptojmë se është situatë shumë e tensionuar, por ne duam të mbështesim njerëzit në të drejtën e tyre për t’u kthyer dhe rindërtuar shtëpitë e tyre. Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të ruajnë qetësinë, t’i shmangin provokimet apo edhe reagimet ndaj atyre veprimeve që ata i shohin si provokime”.

“Ne duam të përqendrohemi në atë që njerëzit duan dhe ata duan shtëpitë e tyre për të jetuar në një ambient të sigurt, me një infrastrukturë që do t’i mbështesë ata”, shprehet Giki.

Zyrtarë komunalë në Mitrovicë si dhe përfaqësues të lagjes Kroi i Vitakut kanë kritikuar Administratën e Kombeve të Bashkuara se po pengon shqiptarët në ndërtimin e shtëpive të tyre.

Ata kanë vlerësuar se UNMIK-u më shumë pengon, sesa ndihmon në drejtim të përmirësimit të gjendjes atje.

Nga ana tjetër, analistët politikë, qasjen e UNMKU-ut karshi problemeve në Mitrovicë e shohin si jo të duhur. Analisti Driton Lajçi thotë se UNMIK-u duhet ndryshuar mandatin e tij drejt zhvillimeve politike dhe juridike në Kosovë.

Driton Lajçi
“Qasja e tyre, sidomos ditëve të fundit, është qasje negative, sepse po përfshihen në kompetenca, në mandat të institucioneve të tjera. Do të thotë, nuk është kompetencë e tyre, e sidomos në një vend ku ka pasiguri të madhe. Ata historikisht kanë dëshmuar që nuk kanë aftësi, shkathtësi dhe seriozitet që t’i zgjidhin problemet“,
shpreh mendimin Lajçi.

Sipas tij, edhe vetë prezenca e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës paraqet një ndër problemet e shumta në këtë pjesë të vendit, të cilat, siç thotë ai, ka kohë që nuk po zgjidhen.

“Nëse interpretohet mandati i UNMIK-ut, ka edhe elemente kompetente të sigurisë, mirëpo ata duhet të kenë vullnet personal si individë dhe vullnet politik që t’i lejojnë të veprojnë lirshëm institucionet e Kosovës, së bashku me EULEX-in. Pjesë e problemit të veriut të Mitrovicës është edhe UNMIK-u”, thotë Lajçi.

Zyrtarë të misioneve në Kosovë thonë se mandatet e tyre kanë qasje të veçanta në trajtimin e çështjeve, sidomos të atyre të sigurisë, në koordinim me organet e rendit që veprojnë në vend.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG