Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Të pezullohet ndërtimi i kolonive


Pezullimi i ndërtimit dhe zgjerimit të kolonive hebreje në territoret palestineze është shumë i rëndësishëm për rifillimin e bisedimeve paqësore, tha Angela Merkel.

“Duhet të shënojmë përparim në procesin e paqes. Kjo është në interesin ndërkombëtar, në interes të Gjermanisë, Izraelit dhe palestinezëve. Ndalimi i ndërtimeve të kolonive është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, tha kancelarja gjermane Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e saj izraelit, Benjamin Netanjahu.

Lidhur me Iranin Merkel ka theksuar se Teherani mund të përballet me sanksione shtesë në fushën e energjisë dhe në sektorin financiar nëse nuk tregon gatishmëri për të biseduar rreth programeve bërthamore.

“Nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive deri në shtator duhet të shikojmë mundësinë e masave shtesë”, tha Merkel. Edhe presidenti amerikan, Barak Obama i ka dhënë Iranit kohë deri në shtator për të pranuar ofertën e gjashtë fuqive të mëdha.
XS
SM
MD
LG