Ndërlidhjet

SHBA nuk heq dorë nga bazat në Poloni e Çeki


Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka mohuar një raport që thotë se janë anuluar planet për të ndërtuar bazat anti-raketore në Poloni dhe në Republikën Çeke.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Filip Krauell, e përshkroi të “pasaktë” raportin e gazetës polake “Gazeta Vyborca” dhe tha se rishikimi i strategjisë së mbrojtjes raketore amerikane ende nuk është kompletuar nga administrata Obama.

Raporti polak shkruante se SHBA po hidhte poshtë planin për të ndërtuar bazat në Poloni dhe Çeki dhe në vend të tyre po shqyrtonte alternativa tjera si Turqinë dhe Izraelin.

Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pati iniciuar planin e mbrojtjes raketore, duke thënë se ai ishte mbrojtje kundër sulmeve me raketa nga shtetet si Irani.

Plani qe kundërshtuar fuqishëm nga Rusia.
XS
SM
MD
LG