Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmi vetëvrasës vret 20 vetë


Më shumë se 20 zyrtarë pakistanezë të sigurisë janë vrarë në një sulm vetëvrasës në një pikë kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Zyrtarët thanë së sulmuesi është afruar në këmbë dhe ka shpërthyer eksplozivin ndërsa rojet kufitare po hanin iftarin.

Sulmi ndodhi në postbllokun e Torkamit në rajonin Kyber, kufiri kryesor për konvojet që transportojnë furnizim për NATO-në në Afganistan.

Nuk ka pasur marrje të menjëhershme të përgjegjësisë për sulmin, por dyshohet në talibanët e Pakistanit.

Ky ishte sulmi më i madh mbi forcat e sigursië së Pakistanit që kur lideri i talibanëve në Pakistan, Bejtullah Mesude, u vra nga një sulm ajror amerikan më 5 gusht.
XS
SM
MD
LG