Ndërlidhjet

“UNMIK-u demonstron sovranitet në veri”


Të përditshmet kosovare

Të përditshmet kosovare

ZËRI
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi i kanë shpallur të mbyllur përfundimisht debatet dhe bisedat në temën e Protokollit midis EULEX-it dhe Serbisë. Ky vendim i dy liderëve të institucioneve të Kosovës i është kumtuar edhe shefit të EULEX-it, Iv de Kermabo, si dhe përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Piter Feith, gjatë një takimi të përbashkët të mbajtur dje në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij vendimi që të mos ketë më debate e biseda për këtë protokoll, duke e cilësuar atë të papranueshëm për Kosovën, ka reaguar e dhe misioni i EULEX-it, i cili thotë se për këtë qëndrim do ta njoftojë Brukselin...

BOTA SOT
Derisa situata në veriun e Kosovës po përshkohet me tensione të vazhdueshme, si pasojë e të cilave janë ndërprerë edhe punimet në ndërtimin e shtëpive të banuara me shqiptarë, kryeministri Hashim Thaçi i quan të papranueshme ngjarjet atje, ndërsa zotohet se do t’i përdorë të gjitha mjetet e lejueshme me Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të parandaluar ekstremistët serbë, të cilët po vazhdojnë të pengojnë rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore të Kosovës. Ai i ka siguruar banorët e Mitrovicës se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë, që të cenohet e drejta e qytetarit të Kosovës për të jetuar i lirë në pronën e vet, ndërsa reagoi ashpër edhe kundër policëve serbë të veriut të Kosovës, të cilët ende po funksionojnë me vulën e devalvuar të UNMIK-ut...

EPOKA E RE
Beson se EULEX-i nuk do të punojë kundër interesave të Kosovës dhe as që do të nënshkruajë diçka prapa shpinës së liderëve institucionalë të vendit. EULEX-in e sheh si mekanizëm që i ndihmon institucionet e Kosovës, assesi që i sfidon ato. “EULEX-in qytetarët e Kosovës duhet ta shohin si pjesë të institucioneve të vendit, që ka për qëllim ruajtjen e integritetit dhe të sovranitetit të Kosovës. EULEX-i është në Kosovë për të na ndihmuar dhe këshilluar në polici, dogana dhe gjyqësi, por ka kompetenca edhe më të mëdha, por jo për të vepruar jashtë institucioneve të Kosovës”... Flet për “Epokën e re” Jakup Krasniqi, i cili, pas kryeministrit Berisha, haptas bën thirrje për bashkim kombëtar...

KOHA DITORE
Qeveria e Kosovës, të enjten, e ka pranuar se nuk ka fuqi ekzekutive në pjesën veriore të shtetit, por këtë fuqi edhe më tej vazhdon ta ketë administrata e UNMIK-ut. Zyrtarët e lartë të ekzekutivit janë irrituar nga fakti që kapiteni i Stacionit policor në veriun e Mitrovicës, Milija Milosheviq, e ka përfillur vendimin e UNMIK-ut për të mos i lejuar banorët e Kroit të Vitakut që të hyjnë në pronat e tyre. Derisa Milosheviq në mënyrë konkrete e ka dëshmuar se nuk i përgjigjet zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës, por vetëm vendimeve të UNMIK-ut, kryeministri Hashim Thaçi nga Prishtina është zotuar se do t’i vërë në funksion të gjithë mekanizmat relevantë që të jenë të pakompromis ndaj atyre që pengojnë kthimin e qytetarëve në shtëpitë...

LAJM
Vonesa e marrjes së vendimit përfundimtar për listën votuese do t’i rrezikojë shumë lokalitete që të mbeten pa përfaqësuesit e tyre në kuvendet komunale pas zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Partitë politike ende nuk e dinë se ku do të votojë një pjesë e banorëve të lokaliteteve që do të preken nga decentralizimi. Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë deri kur partitë politikë të Novobërdës duhet t’i dorëzojnë emrat e kandidatëve për këshilltarë komunalë, mosqartësimi se ku do të votojnë banorët e lokaliteteve, që me decentralizim do t’i bashkohen kësaj komune, rrezikon mospërfshirjen e asnjë kandidati të këtyre lokaliteteve në listat zgjedhore...

INFOPRESS
Kjo javë që po lëmë pas mund të vlerësohet si java e pastrimit të Policisë së Kosovës. brenda tri ditësh, në tri raste të ndara janë arrestuar pesë zyrtarë policorë. Pas rajoni të Gjilanit, ku të martën dhe të mërkurën u arrestuan katër pjesëtarë të policisë, të enjten u bë edhe arrestimi i pestë. Kësaj here në Kastriot, ku u arrestua komandanti i këtij stacioni policor, Sejdi Zeqiri, për marrje të ryshfetit. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka njoftuar se arrestimi i komandantit të stacionit policor në Kastriot, me gradë togeri, është kryer të enjten rrethores 12:00. Sipas Bekës, arrestimi i kryer nga hetuesit me urdhër të prokurorit publik është bërë nën dyshimin e bazuar se i dyshuari ka shpërdorur detyrën zyrtare dhe për marrje të ryshfetit...

KOSOVA SOT
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratuan edhe dy projektligje: Projektligji për organizimin sindikal në Kosovë dhe Projektligji për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ministri për Çështje Sociale, Nenad Rashiq, e vlerësoi mjaft të rëndësishëm Projektligjin për organizim sindikal, i cili përcakton kushtet dhe kriteret për krijimin e sindikatave, regjistrimin e tyre. Për sa i përket Ligjit për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, zëvendësministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ai përcakton procedurat për veprim të doganave ndaj mallrave që janë të dyshimta. “Qëllimi kryesor është fuqizimi i rolit të doganës në drejtim të mbrojtjes ndaj piraterisë”...

EXPRESS
Grupit prej 21 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar dy ditë më parë, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Masa e paraburgimit për një muaj është bërë me kërkesë të prokurores publike në Gjykatën Komunale në Prishtinë, Dulina Hamiti, ndërkaq vendimi është marrë nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Driton Muharremi. Bëhet e ditur se këta persona janë të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale, dëmtim i pronës së paluajtshme dhe pjesëmarrje në grup. Sipas aktvendimit, thuhet që arsyeja që aktivistëve të arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje u është caktuar masa e paraburgimit, është s mund ta përsërisin veprën, mund të ikin dhe mund të ndikojnë në proces...
XS
SM
MD
LG