Ndërlidhjet

SHBA nuk heq dorë nga bazat në Poloni e Çeki


Uashington

Uashington


Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka mohuar një raport që thotë se janë anuluar planet për të ndërtuar bazat anti-raketore në Poloni dhe në Republikën Çeke.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Filip Krauell, e përshkroi të “pasaktë” raportin e gazetës polake “Gazeta Vyborca” dhe tha se rishikimi i strategjisë së mbrojtjes raketore amerikane ende nuk është kompletuar nga administrata Obama.

Raporti polak shkruante se SHBA po hidhte poshtë planin për të ndërtuar bazat në Poloni dhe Çeki dhe në vend të tyre po shqyrtonte alternativa tjera si Turqinë, Izraelin dhe Ballkanin.

Por, Riki Elison shefi i grupit lobues per mburojen antiraketore i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, se ideja për transferimin e këtij sistemi është e preferuar nga administrata Obama.

“Ky është një opsion më i pranueshëm për administatën Obama, sepse ul tensionet me Rusinë”, ka thënë Elison.

Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pati iniciuar planin e mbrojtjes raketore, duke thënë se ai ishte mbrojtje kundër sulmeve me raketa nga shtetet si Irani.

Plani qe kundërshtuar fuqishëm nga Rusia.
XS
SM
MD
LG