Ndërlidhjet

Kaukazi Verior: Të vrarë dhe të plagosur


Raportohet se tre militantë janë vrarë në përleshje me policinë në Republikën ruse, Dagestan, në Kaukazin Verior.

Sipas agjencive ruse, gjatë natës, militantët kishin sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e policisë. Më vonë militantët ishin vrarë nga forcat e sigurisë.

Policia ka njoftuar se në radhët e saj nuk ka pasur viktima.

Në një incident tjetër në këtë rajon, në Shali të Çeçenisë, nga dy shpërthime vetëvrasëse me bombë. janë plagosur gjashtë vetë, përfshirë edhe tre policë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se janë rritur shqetësimet lidhur me sulmet e shtuara në rajonin e Kaukazit rus, ku militantët islamikë po luftojnë kundër autoriteteve lokale pro ruse dhe forcave ruse të sigurisë.
XS
SM
MD
LG