Ndërlidhjet

Moskë: Oficeri ushtarak dënohet për spiunim


Një gjykatë ushtarake ruse ka dënuar me gjashtë vjet burg, oficerin e lartë të armatës, Mihail Kaçidze, lidhur me akuzat për spiunim në favor të Gjeorgjisë.

Sipas gjykatës, ai “kishte mbledhur dhe transmetuar informacione për shërbimin sekret gjeorgjian”.

Atij iu morën edhe gradat ushtarake.

Prokurorët kanë thënë se koloneli Kaçidze, ishte rekrutuar në nëntor të vitit 2007 dhe për kalimin e informatës në Gjeorgji kishte marrë 2 mijë dollarë.

Ai ishte arrestuar në gusht të vitit 2008, atëherë kur Gjeorgjia dhe Rusia zhvilluan një luftë të shkurtër lidhur me Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG