Ndërlidhjet

Irak: Nderohet lideri shiit al Hakim


Mijëra irakianë i kanë mbushur rrugët e Bagdadit në shenjë nderimi për liderin shiit mysliman, Abdel Aziz al-Hakim, i cili vdiq para dy ditësh nga kanceri i mushkërive, në një spital në Teheran të Iranit.

Trupi i tij i pajetë sot u soll nga Teherani në Bagdad. Me këtë rast në aeroport ishin edhe zyrtarët më të lartë të Irakut.

Al-Hakim e udhëhoqi partinë më të madhe politike të myslimanëve shiitë, Këshilli Suprem Islamik i Irakut.

Ai ishte kthyer në Irak, pas invdadimit amerikan në vitin 2003, pasi 20 vjet i kishte kaluar në ekzil.
XS
SM
MD
LG