Ndërlidhjet

logo-print

Berluskoni kërkon një milion euro nga gazeta


Kryeministri i Italisë, Slvio Berluskoni, ka kërkuar një milion euro dëmshpërblim nga e përditshmja Republika për shkak të të pavërtetave, ka njoftuar kjo gazetë.

Më 24 të këtij muaji, zoti Berluskoni i është drejtuar një gjykate në Romë, me akuzën, që ka të bëjë me shkrimet e përditshme të gazetës Republika për “skandalet” nga jeta e tij.

Gazeta dëshiron ta kuptoj se a e ka ditur Berluskoni natyrën e punës së vajzave, të cilat e kanë vizituar rezidencën e tij.

Berluskoni thotë se pyetjet e paraqitura në gazetë nuk janë pyetje por konstatime dhe se ato janë “qartazi shpifëse”.
XS
SM
MD
LG