Ndërlidhjet

Çeçeni: Nga sulmi vetëvrasës – 4 të vrarë


Nga një sulm vetëvrasës me bombë janë vrarë katër policë në Çeçeni.

Ministri i brendshëm çeçen, Ruslan Alkhanov, tha se tre policë ishin vrarë menjëherë, ndërsa i katërti kishte vdekur në spital nga plagët e pësuara.

Në këtë sulm, që ndodhi në një lokalitet, 20 kilometra nga kryeqyteti Grozni, janë plagosur edhe dy civilë.
XS
SM
MD
LG