Ndërlidhjet

Ukraina e largon shtatoren e Leninit


Ministri i drejtësisë, Nikollai Onishçuk, tha sot se qeveria e Ukrainës ka vendosur që ta largojë shtatoren e Vlladimir Iliç Leninit, që gjendet në qendër të Kievit, nga lista e “monumenteve të rëndësishme kombëtare”.

Shtatorja ishte vendosur në vitin 1946, ndërsa në qershor të këtij viti ishte dëmtuar rëndë nga një grup i nacionalistëve ukrainas.

Partia Komuniste e Ukrainës thotë se do të paguajë për restaurimin e shtatores.
XS
SM
MD
LG