Ndërlidhjet

Çelzi: Shevçenko largohet më 1 shtator


Gati tri vitet e pasuksesshme të futbollisti urkainas, Andrij Shevçenko, në Çelzi, i janë afruar fundit, pasi trajneri Karlo Ançeloti, konfirmoi sot se ky lojtar do të largohet para se të mbyllet afati kalimtar anglez, javën e ardhshme.

Ish futbollisti më i mirë evropian, ka dështuar që të vërehet në Premier Ligë, përkundër çmimit të lartë prej 56 milionë dollarëve, që Çelzi e ka paguar për të, kur ai erdhi nga klubi italian, Milano.

Mendohet se futbollisti 32 vjeçar do të kthehet në Dinamon e Kievit, ku edhe e kishte filluar karrierën.

Ançeloti tha se Shevçenko ishte i pakënaqur që nuk po luante rregullisht, pasi ai “do të dëshironte të luante në vazhdimësi”.
XS
SM
MD
LG