Ndërlidhjet

Kabul: Në gusht u vranë 45 ushtarë amerikanë


Një ushtar amerikan është vrarë të premten nga një sulm me bombë në Afganistan, duke e bërë gushtin muajin më vdekjeprurës për forcat amerikane në pothuaj 8 vjet të luftës afgane.

Vdekja e fundit, ngriti në 45 numrin e ushtarëve të vrarë në këtë muaj në Afganistan, një më shumë se sa në korrik.

Të paktën 732 ushtarë amerikanë raportohet të jenë vrarë në Afganistan që nga invazioni i udhëhequr nga SHBA në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG