Ndërlidhjet

Lansohet anija kozmike Discovery


Anija kozmike Diskavëri (Discovery) është lansuar nga Florida në një mision 13 ditësh për të shpërndarë furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija është shkëputur nga Qendra për Gjithësi Kenedy, ndërsa zyrtarët e NASA-s thanë se ajo ka hyrë në orbitën e tokës 8 minuta e gjysmë pas lansimit.

Ky ishtë lansimi i 128-të në hapësirë i anijeve kozmike.

Misioni, i planifikuar fillimisht të lansohet të martën, u shtye për shkak të stuhisë në Florida dhe problemeve teknike.

Diskavëri, me 7 astronautë në bord, po bart më shumë se 7 tonë të instrumenteve shkencore, ushqim, pajisje që do i dërgojë në stacionin e gjithësisë.
XS
SM
MD
LG