Ndërlidhjet

Sot varroset Eduard Kenedi


Ish senatori amerikan Eduard Kenedi do të varroset sot në varrezat e rezervuara për figurat e shquara kombëtare në Uashington.

Kenedi do të varroset jo larg varreve të vëllezërve të tij të vrarë, presidentit Xhon Kenedi, që u qëllua për vdekje më 1963 dhe Robert Kenedit, që u vra më 1968 derisa zhvillonte fushatën për president.

Varrimi në Varrezat Kombëtare Arlington, bëhet pas një ceremonie mortore në vendlindjen e Kenedit në Boston, ku presidenti Barak Obama do të mbajë një fjalë rasti.
XS
SM
MD
LG