Ndërlidhjet

Çifti Garido: Nuk jemi fajtorë


Në Kaliforni, çifti i akuzuar se kishin rrëmbyer një vajzë 11 vjeçare dhe e kishin mbajtur mbyllur në kopshtin e tyre për 18 vjet, janë shprehur se nuk janë fajtorë ne lidhje me akuzat, që i ngarkojnë për rrëmbim dhe abuzim seksual.

Të dyshuarit, 58 vjeçari Filip Garido dhe gruaja e tij Nensi, janë shfaqur në gjykatë të premten për t’u përballë me 29 akuza, përfshirë rrëmbimin për qëllime seksuale, akte të dhunshme vullgare mbi fëmijë dhe dhunim.

Garido dyshohet se është baba i dy fëmijeve me vajzën e rrëmbyer Xhejsi Dagërd, e cila tash është 29 vjeçe dhe është ribashkuar më të ëmën.
XS
SM
MD
LG