Ndërlidhjet

logo-print

Irani: Po bashkëpunojmë me IAEA-në


Teherani tha se Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore ka konfirmuar se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe u zotua se nuk do të pranojë kurrfarë presioni politik mbi këtë çështje.

I dërguari i Iranit në Agjencinë e OKB-së (IAEA), Ali Asgar Soltanjeh, tha se raporti i publikuar të premten tregon se Irani “ka vazhduar të bashkëpunojë me agjencinë".

Por, në anën tjetër, Uashingtoni ka thënë se raporti i lëshuar tregon se Irani nuk është duke bashkëpunuar plotësisht me agjencinë dhe po vazhdon pasurimin e uraniumit, veprim ky që bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG