Ndërlidhjet

OBSH: Gripi i derrit po përhapet tepër shpejt


Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësië, Margaret Çen ka thënë se gripi i derrave është përhapur katër herë më shpejt sesa viruset tjera, ndëra 40 për qind e të vdekurve janë të rinj me shëndet të mirë.

Çen i tha gazetës së përditshme franceze Le Monde se “virusi po udhëton me një shpejtësi të pabesueshme, gati të padëgjuar më parë”.

Ajo ka thënë se se mund të duhen muaj para se të sigurohen vaksina të mjaftueshme për të luftuar pandeminë.

Më shumë se 2180 njerëz në tërë botën kanë vdekur nga virusi, që kur u zbulua në muajin prill.
XS
SM
MD
LG