Ndërlidhjet

logo-print

Fejth mbështet dialogun për të pagjeturit


Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Fejth ka inkurajuar dialogun për për personat e pagjetur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në një deklaratë për media, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Fejth ka thënë se e drejta për të ditur për fatin e të pagjeturve është e pamohueshme.

“Për ta realizuar dhe respektuar këtë të drejtë, të gjithë duhet të punojnë së bashku me qëllim që të lehtësohen zemrat e të gjithë të prekurve. Prandaj, zyra ime inkurajon dhe mbështet dialogun për personat e pagjetur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Fejth.

Ai ka shtuar se “zgjidhja e kësaj çështjeje është një hap kyç drejt pajtimit në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG