Ndërlidhjet

Afganistan: Karzai e shton epërsinë në zgjedhje


Zyrtarët zgjedhorë në Afganistan thanë sot se presidenti aktual, Hamid Karzai, e ka shtuar epërsinë ndaj rivalit të tij në zgjedhjet presidenciale.

Karzai po udhëheq me 42% të votave, ndërsa Abdullah Abdullahu, ka 31.4%. Rezultatet më të reja, bazohen në 35% të vendvotmeve.

Për të fituar në zgjedhje, kandidatët duhet të fitojnë më tepër se 50% të votave.

Pritet që rezultatet finale të zgjedhjeve të shpallen në fillim të muajit të ardhshëm, pasi të kryhet procesi i ankesave lidhur me akuzat për vjedhje të votave.
XS
SM
MD
LG