Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: 208 ushtarë britanikë të vrarë që nga viti 2001


Një ushtar britanik është vrarë në Afganistan, duke quar në 208 numrin e ushtarëve britanikë të vrarë që nga viti 2001.


Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se ushtari u vra nga një shpërthim derisa ishte duke patrolluar me këmbë në vendin e quajtur Gershek, në provincën jugore Helmand.

Vrasja e ushtarit erdhi në kohën kur kryeministri britanik Gordon Broun, vizitoi trupat britanike në Helmand dhe zhvilloi gjithashtu bisedime me komandantin e përgjithshëm të NATO-s dhe ushtrisë amerikane në Afganistan, Stanli Mekristal.


Broun, raportohet të ketë thënë se do të shpejtohen trajnimet e forcave afgane, në mënyrë që ata të mund të marrinë përsipër përgjegjësin për sigurinë.
XS
SM
MD
LG