Ndërlidhjet

Afganistan: 550 ankesa për zgjedhjet e 20 gushtit


Komisioni Zgjedhor i Ankesave në Afganistan, njoftoi se ka pranuar më shumë se 550 ankesa të cilat mund të ndikojnë në rezultate e zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Zëdhënësja e Komisionit Nellika Litle, tha se grupi ka pranuar më shumë se 2000 ankesa për mashtrim dhe frikësim, në ditën e votimit ose gjatë numrimit të votave.

Prej tyre 567 konsiderohen serioze të cilat nëse vërtetohen mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Rezultatet nga rreth 35% të votave të numëruara tregojnë se presidenti aktual Hamid Karzai, është duke udhëhequr ndaj kundër kandidatit të tij, Abdullah
Abdullah.
XS
SM
MD
LG