Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida godet familjen mbretërore


Organizata terroriste Al Kaida ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në të cilin u plagosë lehtë Princi saudit Mohamed bin Naif, i njohur për qëndrimet e tij kundër terrorizmit.

Princi Moahmed nga shpërthimi pësoi lëndime të lehta në dorë.

Kjo ishte herë e parë që Al Kaida ndërmori sulm ndaj një anëtari të familjes mbretërore.

Në një deklaratë Al Kaida, ka bërë të ditur se sulmuesi i tyre erdhi nga Jemeni në Arabinë Saudite, gjë që u konfirmua edhe nga Ministra e Jashtme në Jemen.

Pas sulmit masat e sigurisë në Arabi janë intensifikuar.
XS
SM
MD
LG