Ndërlidhjet

Izrael: Ngrihet padi ndaj Olmertit


Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka ngritur padi ndaj ish kryeministrit izraelit, Ehud Olmert. Olmert akuzohet për tre vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Aktpadia prej 61 faqesh e akuzon Olmertin për “mashtrim, thyerje të besimit, regjistrim kompanish me dokumenta fallso dhe përfitime financiare jo të ndershme”.

Akuzat lidhen me tre skandale konkrete që e detyruan Olmertin të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Padi u ngrit dhe ndaj ish sekretares së Olmertit.
XS
SM
MD
LG