Ndërlidhjet

BE-Siri: Marrëveshje asocimi


Marrëveshja e asocimit mes Bashkimit Evropian e Sirisë do të nënshkruhet deri në fund të këtij viti, tha Havier Solana. Deklarata e shefit të diplomacisë evropiane u bë gjatë qëndrimit të Solanës në Damask, që është pjesë e turneut të tij në rajon.

Solana tha se BE-ja po harton një plan për paqen dhe stabilitetin e rajonit e në këtë kuadër, Siria “ka një rol të rëndësishëm për të luajtur”.

Mungesa e një marrëveshje të tillë nuk e ka lejuar Sirinë që të përfitonte nga Politikat Evropiane të Fqinjësisë. BE-ja e ka shtyrë nënshkrimin e një dokumenti të tillë pasi sipas Brukselit nuk kishin qenë rrethanat e duhura politike.
XS
SM
MD
LG