Ndërlidhjet

Slloveni-Kroaci, bisedime pozitive për kufirin


Bisedimet mes Sllovenisë e Kroacisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth vijës kufitare “janë në rrugë të mbarë”. Lajmi u bë i ditur pas takimit në Slloveni të ministrave të jashtëm të të dy vendeve.

Mospajtimet rreth kufirit kanë bllokuar procesin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. Të dy vendet shpresojnë që zgjidhja të gjendet deri në fund të vitit, në mënyrë që Kroacia të rifillojë bisedimet me Brukselin.

Nga dhjetori, Sllovenia, anëtare e BE-së, ka bllokuar 14 nga 35 kapitujt që Kroacia duhet t‘i përmbyllë përpara se t’i bashkohet bllokut.
XS
SM
MD
LG