Ndërlidhjet

logo-print

H1N1 mbyll shkolla dhe rrezikon Haxhin


Mjekët raportojnë se është shfaqur një formë më e rëndë gripit të derrave që prek menjëherë mushkëritë, veçanërisht tek moshat e reja. Njëkohësisht trajtimi i kësaj sëmundje në spital është i shtrenjtë, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Në të tjera zhvillime rreth virusit H1N1 njoftohet se Irani do të vendosë kufizime ndaj pelegrinëve të huaj që do të udhëtojnë drejt Mekës këtë vit. Vendimi i Teheranit bëhet për të kufizuar përhapjen dhe rrezikun nga gripi i derrave. Përpara Iranit një numër vendesh islamike kanë marrë masa të ngjashme për pelegrinazhin e këtij viti në vendet e shenjta të myslimanëve.

Nga ana tjetër Kuvajti ka shtyrë për dy muaj hapjen e kopshteve për shkak të rrezikut që paraqet virusi A(H1N1).

Në Shtetet e Bashkuara shkollat janë përgatitur edhe për mundësinë e mësimit përmes internetit nëse përballen me një epidimi të gripit të derrave gjatë vjeshtës.
XS
SM
MD
LG