Ndërlidhjet

Presidenti i Kolumbisë ka gripin e derrit


Presidenti i Kolumbisë Alvaro Uribe e ka gripin e derrit.

57 vjeçari, Uribe, raportohet se nuk konsiderohet të jetë pacient në rrezik dhe rasti i tij thuhet se është “duke u zhvilluar në mënyrë të kënaqshme”.

Ai po trajtohet në rezidencën presidenciale.

Uribe ka nisur të ndjehet keq të premten, në të njëjtën ditë kur mbahej samiti i liderëve të Amerikës Jugore në Barilloke të Argjentinës, në të cilin mori pjesë.
XS
SM
MD
LG