Ndërlidhjet

Merkel humb zgjedhjet në dy rajone?


Sipas anketave të hershme, konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel kanë humbur shumicën në dy shtetet gjermane që mbajtën zgjedhje të dielën, por u paraqitën më mirë, në një rajon të tretë.

Zgjedhjet në tri rajonet rezultuan me një përzierje të fitoreve modeste dhe humbjeve për socialdemokratët e qendrës të Frank Ualter Shtajnmajerit-rivalit të Merkelit për postin e kancelarit në zgjedhjet e 27 shtatorit.

Anketat e televizioneve ARD dhe ZDF tregojnë se partia e Merkelit mund të humbë shumicën në Turing dhe Sarland, por jo edhe në Saksoni.
XS
SM
MD
LG