Ndërlidhjet

Zjarri kërcënon Kaliforninë


30 gusht '09

30 gusht '09

Zjarret në Kaliforni, sipas guvernatorit Arnold Shvarceneger, janë jashtë kontrollit.

Mijëra shtëpi po kërcënohen, ndërsa flakët e egra po shpërndahen në të gjitha drejtimet. Mijëra persona tashmë janë evakuuar.


Dy zjarrfikës kanë humbur jetën ndërsa vetura e tyre u rrokullis nga një rrugë malore.

Zjarri që shpërtheu të mërkurën pasdite, ishte më i madhi në Kaliforni.

Të paktën 18 shtëpi janë shkatërruar, ndërsa zjarrfikësit presin të gjejnë më tepër.

Guvernatori Shvarcenger u ka kërkuar banorëve që të largohen nga shtëpitë, ndërkohë që shi hiri e bloze ka rënë mbi vetura madje edhe në qytetin Los Angjelos.

“Ka pasur njerëz që nuk kanë dëgjuar dhe si pasojë tre persona kanë pësuar djegie, duke u lënduar rëndë, sepse nuk kanë dëgjuar”, ka thënë Shvarceneger, duke u bërë thirrje banorëve që të respektojnë urdhrin për evakuim.
XS
SM
MD
LG