Ndërlidhjet

Shri Lankë: Kritikut të luftës- 20 vjet burg


Një gjykatë në Shri Lankë ka dënuar një gazetar me 20 vjet punë të rëndë për shkak se kishte publikuar artikuj kritikë për luftën e qeverisë me rebelët e Tigrave Tamilë.

Xhejprakash Tisajnajagam është dënuar në bazë të ligjit të vendit kundër terrorizmit, për të cilin kritikët thonë se është përdorur për t’iu nxënë frymën disidentëve.

Tisajnajagam, vetë tamil, ka kritikuar sjelljen e qeverisë në luftë dhe ka akuzuar autoritetet se si mjet lufte kanë përdorur ndalimin e ushqimit për zonat me shumicë tamile.

Forcat e qeverisë mundën rebelët separatistë në një ofensivë të madhe ushtarake në maj, pas një lufte 25 vjeçare.
XS
SM
MD
LG